Çantën plot me euro, paund dhe lekë, drejt e në kufi/ 38-vjeçarin e gjen belaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia pasi i janë gjetur në çantë rreth 16 milionë lekë të cilat po tentonte t’i kalonte matanë kufirit.

Në çantën e tij personale iu gjetën para në vlera monetare, si në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën 1.580.000 lekë.

Njoftimi i policisë: “Policia Kufitare e Kapshticës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 1.580.000 lekë dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi“, tha policia.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe autoriteteve doganore, për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, është evidentuar dhe goditur një rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën personale të shtetasit E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale vlera monetare në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën 1.580.000 lekë.

Në përfundim të veprimeve materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV