Paralajmërimi i epidemiologes për virusin RSV: Simptomat shfaqen vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar. E ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Muzina tha se kujdesi duhet më i madh pasi simptomat e tij, rrjedhje hundësh, kollë, vijnë në mënyrë graduale jo direkt si te gripi normal.

“Është një nga pjesët e virusit të stinës që çdo vit,  çdo fëmijë duhet ta ketë kaluar, është epidemi e trefishtë, po shikojmë rritje shumë më atdhe në Teksas, nuk janë vetëm fëmijët, por edhe të moshuarit, apo ato me imunitet të ulur.

Ky virus nuk po qëndron shumë në sipërfaqe, vjen me shenja të ngadalshme, vjen me rrjedhje hundësh, me kollë dhe pastaj përfundojnë me infeksione në mushkëri, e marrin në kopshte shkolla, prandaj nëse është në kopsht mbajeni në shtëpi”, u shpreh epidemiologia.

Duke qenë se nuk ka një trajtim fiks apo edhe një vaksinë, mjekja tha se sapo të shihen shenjat e para, duhet të drejtohen në spital.

“Është virus që nuk ka trajtim, por ka një anti viral që jepet çdo muaj atyre që janë në rrezik. Nuk ka një trajtim, ne po punojmë shumë për një vaksinë, duhet shumë kujdes. Me shenjat e  para duhet të dërgohen te mjekja pediatre, kur ka vështirësi frymëmarrje duhet shtrimi në spital”, tha mjekja.

Dyshohet se dhe ky virus ka hyrë edhe në Shqipëri, mirëpo nga ISHP-ja nuk ka asnjë reagim. Dyshimet kanë lindur për shkak të fluksit të shtuar për shërbim urgjence.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV