Zyrtare/ Fernando Santos shkarkohet nga detyra si trajner i Kombëtares së Portugalisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fernando Santos nuk është më trajner i Portugalisë pasi ekipi i tij humbi nga Maroku në çerekfinalet e Kupës së Botës, ka njoftuar Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

“Pas një prej pjesëmarrjeve më të mira ndonjëherë nga ekipi kombëtar në fazat finale të Kupës së Botës…FPF dhe Fernando Santos e kuptojnë se ky është momenti i duhur për të nisur një cikël të ri”, thuhet në një deklaratë të FPF.

Santos, i cili është kritikuar shumë për taktikat e tij, u bë trajner i Portugalisë në vitin 2014 dhe drejtoi kombëtaren portugeze për 109 ndeshje.

Ata fituan Kampionatin Evropian në 2016 dhe Ligën e Kombeve në sezonin 2018/19.

“Përveç titujve të fituar, Fernando Santos u bë trajneri me më shumë ndeshje dhe me më shumë fitore. Ishte një nder të kishim një trajner dhe një person si Fernando Santos në krye të ekipit kombëtar”, shkruhet në njoftim.

Të fundit

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Lajme të tjera

Web TV