Reagim i detyruar-Nga Ylli Manjani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa komentues, portale dhe faqe elektronike gazetash që sqarimin tim për “shpërndarjen e parlamentit” sipas Kushtetutës e konsiderojnë si përpjekje timen për “të nxjerrë bllof Presidentin”. Ndjehem thellësisht i keqardhur nga kjo qasje e përdorur, aq më tepër kur nga disa për këtyre mediave kam patur kërkesa për sqarimin e Kushtetutës. Sqarimin e përsëritur në fakt e bëra për ata.

Nuk kam menduar e as mendoj për asnjë çast që dhënia e një opinioni ligjor, aq më tepër duke cituar Kushtetutën, të shkojë në favor apo në dëm të X apo Y institucioni publik, politikani apo udhëheqësi. Përfshi këtu edhe Presidentin e Republikës.

Qëllimisht i kam shmangur komentet në publik, sepse nuk kam dashur të mbaj anën e askujt në arsyetimin ligjor mbi këtë çështje Kushtetuese. Kam ndarë këtu në FB vetëm sa shkruhet në Kushtetutë. Asgjë më shumë.

Sfida ime nuk është të nxjerr bllof askënd, as Presidentin! Bllofi në këtë rast ka kuptim si fjalë nëse do të punoja për Presidentin apo do isha një person i afërt me të.

Por siç e dini (ose ende nuk e dini) unë nuk punoj për Atë. As nuk jam afër e as bisedoj me Të. Për pasojë kam gjithë komoditetin e duhur të mos marr e as jap mendime në favor apo kundër Tij, në asnjë rrethanë.

Presidenti është njësoj i kritikueshëm si të gjithë të tjerët që janë në krye të punëve të këtij shteti. Dhe siç e dini, nuk ja kam kursyer dhe kritikën, pa asnjë filtër. Nëse duhet të marr baltë e gurë që të gjuaj, këtë mos e presë askush, sepse as ndaj Ramës nuk e kam bërë me këto mjete… Nuk janë të miat as balta e as gurët.

Lexo edhe :  Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Ndaj nëse dikush vazhdon ti shohë komentet, apo analizat e mia këtu në faqen time të FB si pro apo kundër Presidentit, e ka thjesht në kokën e tij/saj problemin. Ose vijon të refuzojë të merret me thelbin e problemit,sepse i intereson diversioni.

E përsëris deri në bezdi, por duke kërkuar ndjesë për përsëritjen se:  çdo fjalë e dalë nga goja ime dhe e shkruar nga dora ime, është e IMJA. E askujt tjetër.

Kështu ka qenë gjithmonë! Nuk kam shitur kurrë fjalë as mend. Ndaj mendime dhe mbaj qendrime sipas bindjes sime, si çdo njeri i lirë në këtë botë.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV