Altin Dumani, zgjidhet kreu i ri i SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK.

Ai do të pasojë Arben Krajën, i cili ishte në krye të SPAK për 3 vite.

Në sallën e KLP ndodheshin  përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, përfshirë ambasadoren Yuri Kim.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësinë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.

E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.

I fundit u mor në pyetje kandidati Edvin Kondili, i cili deklaroi se do të angazhohej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që në ditën e parë të marrjes së detyrës nëse do të zgjidhej në krye të SPAK.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan  për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i i uroi sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.

Të fundit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajme të tjera

Web TV