Artistët i shfaqin mirënjohje, Joni Peçi i përlotur: Dukem si qaraman, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joni Peçi stilisti i cili kuroi imazhin e shumë prej artistëve pjesëmarrës  në festivalin “Kënga Magjike“ ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku tregoi më shumë rreth kësaj eksperience.

Por për Jonin ishte përgatitur një surprizë, në një insert u shfaqën falënderimet e Ardit Gjebreas, Ardit Çunit, Marsela Çibukaj dhe Mario Carta, për punën e mrekullueshme të stilistit. E teksa dëgjonte videomesazhet, Joni Peçi duket se u emocionua, nga mirënjohja e tyre dhe filloi të lotonte.

Do doja të falënderoja Joni Peçin, i cili ka  kuruar jo vetëm këtë tru, por edhe performancën e Anës edhe veshjen time dhe gjithçka në këtë festival”, tha Ardit Gjebera gjatë “Këngës Magjike”

“Joni kjo video shkon për ty e di se shpesh herë fjalët nuk janë të mjaftueshme për të shprehur falënderime të tilla, por me të vërtetë për mua ka qenë kënaqësi e madhe të bashkëpunojmë bashkë në këtë festival dhe të realizojmë një nga performancat më të bukura dhe besoj se çdo artist do donte ta kishte në atë skenë. Faleminderit nga zemra për përkushtimin!  Faleminderit për dashurinë dhe respektin që ke treguar ndaj meje dhe që në fund të ditës ke treguar që arti jot është me të vërtetë i nje niveli tjetër, kështu që ky nuk do të jetë bashkëpunimi ynë i fundit”, tha Ardit Çuni në videomesazh.

“Përfitoj nga rasti për të dërguar një falenderim nga zerma, një falenderim të veçantë për artistin e mrekullueshëm të stilit, të finesës dhe i të bukurës që kemi këtu në Shqipëri, po mbi të gjitha artistit me zemër shumë të madhe që unë e kam shumë xhan, siç është Joni Peçi.  Faleminderit joni, faleminderit për çdo detaj plot gjenialitet dhe elegancë që i ke dhuruar imazhit tim, këtij “look-u”kaq modern dhe kaq avangardë dhe gjithashtu kostumografisë të bukur për trupin e baletit me të cilën shoqërohej kënga “I Paftuar”. Arti dhe dashuria jote për mua ishin edhe shumë fatsjellës për suksesin e kësaj kënge. Të jam mirënjohëse pa fund, të përqafoj fort, “the one and only, Joni Peçi!””, tha Marsela Çibukaj në viedomesazhin e saj falënderues për Joni Peçin.

Lexo edhe :  Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Unë shpesh herë dukem si qaraman. Dukem sepse unë e quaj çdo punë dhe çdo krijim dhe çdo dedikim që çdo punë e imja është pjesë e jetës sime, është pjesë…unë e quaj si një fëmijë që e marr dhe e prezantoj para spektatorit”, u shpreh joni Peçi ndërsa nuk mund t’i fshihte emocionet.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV