Gazetari dhe komentatori i njohur i gazetarisë sportive, Miliam Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Shkak për humbjen e tij të parakoshme u bë sëmundja me të cilën ai po luftonte prej kohësh, kanceri.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije miku i tij, Edmond Thaçi.