Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, dy oferta vijnë për mbrojtësin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira këtë edicion, ku ka luajtur vetëm 49 minuta në katër ndeshje, tre në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

Kumbulla është pjesë e Romës që nga shtatori i vitit 2020, por pa arritur të lëjë gjurmë te verdhekuqtë.

Calciomercato ka raportuar se trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dhënë dritën jeshile që mbrojtësi shqiptar të largohet gjatë janarit, pasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

Torino mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar, pasi trajneri Ivan Juric e pëlqen shumë shqiptarin ku dyshja kishin punuar së bashku më parë te Verona.

Në garë për reprezentuesin e Shqipërisë është edhe skuadra franceze OSC Lille, ku në rast transferimi në Ligue 1, te kjo skuadër Kumbulla do ta gjente bashkëkombësin e tij Edon Zhegrova.

22-vjeçari është i gatshëm për tu larguar nga Roma, derisa verdhekuqtë duan rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë.

Të fundit

“Pse u dhemb këtyre satira ime?” Rama nga Lezha: E fusin bufin në hije tani…

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën...

Pjesëmarrje masive nga diaspora! Mbërrijnë 145 mijë vota për zgjedhjet e 11 majit

10 % e diasporës e regjistruar për të votuar nga jashtë (24 mijë votues) ende nuk i kanë marrë zarfet zgjedhore, ndërsa 20 mijë...

Prindërimi Danez: Një model ekuilibri dhe lumturie

Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet edhe në praktikat edukative. Modeli...

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen menjëherë banorët

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë...

Asist dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në ndeshjen kundër Empolit

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve...

Lajme të tjera

Web TV