“Helmi në gjimnaz”/Trondit nxënësi: Na thanë që është… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e ndodhur në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier ku 30 nxënës përfunduan në spital vijon të jetë ende e paqartë për shkak të versioneve të ndryshme, që japin nxënësit, drejtoresha e shkollës, psikologia e gjimnazit apo edhe vetë policia.

Një nga nxënësit ka dhënë versionin e tij për këtë ngjarje duke theksuar se gjimnazistësve iu ishte thënë se gjithçka ishte një eksperiment për të parë se si do të reagonin nxënësit.

Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme”, shprehet nxënësi për Neës 24.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme. Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit. 1 javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik në po këtë shkollë.

Të fundit

Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore

Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi...

“Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë”

Pano Soko, një nga kandidatët për deputet në Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të pistat që...

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht...

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke...

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë. Ekipi i...

Lajme të tjera

Web TV