Bota e artit në zi, ndërron jetë shkrimtarja e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja, Nelinda Piñon, librat e të cilës u përkthyen në më shumë se 30 vende.

Ajo do të mbahet mend si gruaja e parë që u zgjodh në postin e presidentes së Akademisë Braziliane të Letrave (ABL) dhe u nderua me shumë çmime

“Nelinda Piñon vdiq sot (dmth dje të shtunën) në një spital në Lisbonë. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar”, tha shtëpia botuese Record në një njoftim për shtyp.

Trupi i saj do të dërgohet në Brazil për t’u varrosur në mauzoleumin e Akademisë Braziliane të Letrave, në një varrezë në Rio de Zhaneiro.

“Kjo është një humbje e pazëvendësueshme për letërsinë braziliane. Ajo ishte ndoshta shkrimtarja më e rëndësishme braziliane e gjallë”, ka komentuar presidenti aktual i ABL-së, Merval Pereira, në rrjetin televiziv Globoneës.

E lindur në Rio de Zhaneiro në vitin 1937, Nelinda Piñon mori në vitin 2005 çmimin e Fondacionit të Princit të Asturias, i konsideruar si Nobeli spanjoll, për të gjithë veprën e saj.

Të fundit

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV