Investimet në Njësinë 11, Veliaj: Gati të nisim punën për Terminalin Perëndimor të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konsultimet për buxhetin e vitit të ardhshëm me banorët e Njësisë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për sa i përket çerdheve, kopshteve e shkollave, Bashkia e Tiranës e ka mbajtur fjalën si kurrë më parë. Ai numëroi shkollat moderne të ndërtuara nga e para vetëm në këtë njësi.

“Njësia 11 ka formën e një trekëndëshi: Në njërin cep është shkolla “Andrea Stefani”, ku kemi siguruar një hapësirë fantastike për fëmijët; në cepin tjetër, ku puqemi me Njësinë 9, kemi bërë dy shkolla të reja: “Kristo Frashëri” dhe Vaçe Zela”, plus parashkollorin; në cepin fundor, ku takohemi me Kamzën, tek Universiteti Bujqësor kemi po ashtu dy shkolla të reja, shkollat “John Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, edhe këto me parashkollor.

Kjo ka qenë kërkesa kryesore: çerdhet, kopshtet, shkollat, dhe unë besoj se skuadra jonë, ekipi ynë, mund ta mbajë kokën lart. Nuk është çdo gjë perfekte, por kur vjen puna te fëmijët, çerdhet, kopshtet e shkollat, e kemi mbajtur fjalën 100%, si kurrë më parë, për një zonë që deri dje, mund të konsiderohej si periferi, kurse sot ka shkolla, kopshtet e çerdhet më cilësore”, u shpreh Veliaj.

Një tjetër pikë ku u ndal Veliaj, ishte terminali perëndimor i autobusëve, i dyti i Tiranës, që do i japë zgjidhje trafikut dhe do disiplinojë udhëtarët e linjave interurbane. Ai tha se puna edhe për këtë terminal do të nisë para Vitit të ri.

“Sapo kemi firmosur kontratën për Terminalin te Kthesa e Kamzës. Ne duam të jemi porta hyrëse, të jemi lagjja e parë e Tiranës që i mirëpret të gjithë, por nuk duam që gjithë trafikun ta kemi poshtë pallatit. Më vjen mirë që kemi fituar gjyqet dhe më në fund, do të fillojmë para Vitit të Ri terminalin e Kthesës së Kamzës”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  PD prezanton kandidatët në qytetin e Kavajës, Elmar Brook: Ta heqim Ramën!

Kryetari i Bashkisë veçoi ndër investimet në Laprakë edhe ato për bibliotekat dhe kinematë. “Njësia 11 është e vetmja njësi që ka kinemanë e saj, kinemaja “Maks Velo”. Po sot ka kinema edhe tek qendra Marubi, në Kinostudio, tek lagjja e re në Kombinat. Jam shumë i lumtur që kemi filluar një risi edhe me bibliotekën, edhe me kinemanë, për të dhënë një mesazh se ne, çunat e gocat e njësisë i kemi të gjithë njësoj. Nuk ka rëndësi nëse kanë lindur në periferi, apo në qendër të Tiranës. Ne duam që secili të ketë shansin e barabartë. Nuk ka rëndësi si e ka emrin mami, babi apo tesera e partisë. Kush është i mirë, kush ka talent, të ecë përpara, ne i japim gjithëve shansin njësoj,” deklaroi kryetari i Bashkisë.

Veliaj tha gjithashtu, se në Laprakë, ashtu si në zona të tjera të Tiranës, do të hapet edhe një qendër e re sociale. Ai nënvizoi faktin se falë investimeve të kryera nga bashkia, Lapraka nuk përmbytet më nga lumi i Tiranës.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV