OFL kapet me kriminelin e rrezikshëm të Tepelenës. Kërkohet për vrasje, por shëtit i lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për verifikimin e pasurisë të shumëkërkuarit Jani Aliaj, i cili është dënuar me burgim të përjetshm për vrasje.

Aliaj njihet si i rrezikshmi i Tepelenës, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati dhe kryeson listën e Policisë së Gjirokastrës si një ndër më të kërkuarit.

J. A., banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkim të dënimeve Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të mësipërme”, thuhet në njoftimin e Policisë sot.

Katan Bahoja dhe Florenc Tresa janë gjithashtu dy personat e tjerë që u është dërguar formulari i OFL-së.

Njoftimi i plotë: Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. A., banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo edhe :  Evropa duhet të qëndrojë pa SHBA, por lufta në Lindjen e Mesme tregon se s'ka asnjë ide

Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkim të dënimeve Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të mësipërme.

– K. B, banues në Gjirokastër, i cili është arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

– F. T., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Lajme të tjera

Web TV