Erdogan kërcënon hapur Greqinë, lufta vetëm një hap larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka folur sërish për raketën “Tajfun”, e cila sipas Erdogan do të arrijë një rreze prej 1 mijë kilometrash.

Erdogan shtoi se kjo gjë i bën grekët “të kërcejnë” nga frika.

Komentet Erdogan i bëri në deklaratat e tij në qytetin e Mardinit, para se të nisej për në Katar, ku ishte ftuar për të parë finalen e Botërorit.

Erdogan iu referua sërish raketës Typhoon dhe nuk harroi të kujtonte se turqit “mund të vijnë papritur një natë!”.

“Si po na thërrasin? Po vijnë turqit e çmendur. Sidomos për raketën Typhoon thanë se rrezja e saj arrin 560 kilometra. Patëm një takim tjetër javën e kaluar. ‘Cila është gjendja përfundimtare në të cilën jemi?’, e pyeta. ‘Do të arrijmë 1000 kilometra’, mu përgjigjën ekspertët. A nuk i bën kjo grekët të kërcejnë?’ tha presidenti turk.

“Greqia nuk duhet të ngatërrohet me ne. Ne u thamë atyre se mund të dalim nga askund një natë dhe ne mund ta vërtetojmë këtë. Nëse ata nuk pushojnë së provokuari në Egje, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ju në Egje”, shtoi Erdogan.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat thonë se “këto deklarata vijnë pas takimit greko-turk të premten në Bruksel, në kushtet e një sekreti ekstrem mes Anna-Maria Boura, drejtoreshë e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ibrahim Kalin, përfaqësues dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prani të këshilltarit diplomatik të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe me synimin për të hetuar synimet e të dyja palëve për një rifillim të mundshëm të kontakteve diplomatike mes dy vendeve.”

Të fundit

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

Lajme të tjera

Web TV