Botërori i miliardave, ja sa arkëtuan tre vendet e para në Kupën e Botës “Katar 2022”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA fitoi afërsisht 7.5 miliardë dollarë (rreth 7 miliardë euro) të ardhura nga sponsorizimet dhe partneritetet e biznesit në lidhje me Kupën e Botës në Katar, një shumë rekord, e cila tejkalon me 1 milion dollarë (941 mijë euro) përfitimet nga partnerët tradicionalë në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Njoftimin e bëri presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një konferencë për shtyp të mbajtur para finales së Kupës së Botës, në Doha.

Pritshmëritë e FIFA-s për ciklin që hapet nga e hëna, 19 dhjetor, deri në përfundimin e Botërorit 2026, i cili tashmë do të ketë 48 ekipe (dhe jo 32) në fazën finale dhe do të luhet në tri shtete – SHBA, Kanada dhe Meksikë – janë që të arrihen shifra marramendëse prej 11 miliardë dollarësh (10 359 miliardë euro) nga marrëveshjet tregtare që do të nënshkruhen katërvjeçarin e ardhshëm.

Argjentina, si fituese e turneut, merr 40 milionë euro, Franca, si finalist arkëton 30 milionë dhe Kroacia, vendi i tretë, 25 milionë.

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV