“Kampion i gjithçkaje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë kanë kaluar nga triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës, por fokusi i mediave sportive mbetet sërish aty.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Faqja e parë e sotme e La Gazzetta dello Sport hapet me një intervistë ekskluzive me trajnerin e AC Milan, Stefano Pioli , të titulluar: “Euro Milani im”, e cila tashmë ofron disa përparime në temat e bisedës. Nga vullneti i fortë për të kaluar raundin e Champions League kundër Tottenhamit e deri tek besimi te De Ketelaere edhe në rolin e sulmuesit.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 20/12/2022

Corriere dello Sport hap me një intervistë me sulmuesin e Azzurrit: “Raspadori: Scudetto për Diegon” , “Është Napoli i madh, do të shkojmë larg”. Osimhen nuk më errëson, futbolli i ri është për të rinjtë. E desha këtë fanellë edhe me çmimin e të luajturit më pak. Mund të mbuloj çdo rol”.Prima Pagina Corriere dello Sport 20/12/2022

Tuttosport hapet si zakonisht me bardhezinjtë: “Di Maria: Tani edhe me Juven”. Klubi, Allegri dhe tifozët presin që Fideo të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur me vendosmërinë dhe gjallërinë që ka tërhequr Argjentinën në Kupën e Botes.Prima Pagina Tuttosport 20/12/2022

Në Francë, L’Equipe fokusohet qëndrimi apo largimi I dy prej personazheve më të përfolur të këtyre ditëve: “Rri ose Shko”, duke iu referuar Benzemas që është larguar nga kombëtarja nga njëra anë dhe nga ana tjetër fatit të Didier Descahmps që pritet të konfirmohet në pankinë deri në EURO 2024.Prima Pagina L'Equipe 20/12/2022

“Gjigantë” shkruan madrilenia AS, me Messin dhe Mbappé që bëjnë histori në finalen më të mirë të Kupës së Botës në kujtesë. Argjentinasi ishte lojtari i turneut, shënoi shtatë gola dhe kaloi 25 ndeshjet e Matthaus. Francezi është i pari që shënon katër gola në një finale të Kupës së Botës.Prima Pagina AS 20/12/2022

Lexo edhe :  U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Katalanasja Sport hapet me një titull eknas për Pleshtin: “Kampion i gjithçkaje”. Messi është i vetmi futbollist në histori që ka fituar të pesë titujt kryesorë: Kupa e Botës, Liga e Kampionëve, Lojërat Olimpike, Copa América dhe Topi i Artë.Prima Pagina SPORT (Diario) 20/12/2022

Të fundit

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Lajme të tjera

Web TV