Messi thyen edhe një rekord tjetër, atë të postimit më të pëlqyer duke mposhtur “Vezën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi po thyen të gjitha llojet e rekordeve. Pasi pushtoi Kupën e Botës 2022, mposhti Francën e Kylian Mbappe në një finale legjendare, kampioni argjentinas po vazhdon të mahnitë, duke rishkruar faqet dhe librat e historisë. Megjithatë, bëmat e mëdha të Messit nuk kufizohen vetëm në fushë, ku talenti i tij kristalor është gjithmonë një festë për sytë, por ato gjithashtu tërheqin vëmendjen jashtë fushës dhe veçanërisht në botën e rrjeteve sociale.

Aty ku numri 10 i “Selección” po mbledh triumfe dhe rekorde të reja. Vetëm dje, postimi i publikuar në Instagram, menjëherë pas triumfit në Botëror, kishte arritur të kapërcejë, në numër pëlqimesh, atë që Cristiano Ronaldo kishte postuar në faqen e tij (në të njëjtën kohë me Messin), para fillimit të turneut në Katar (fotoja e famshme e bërë nga Annie Leibovitz, të dy duke luajtur shah mbi një valixhe udhëtimi).Lionel Messi surpasses Cristiano Ronaldo in having the most liked Instagram  post by a sportsperson | Daily Mail Online

Mbi 56 milionë “like” në pak më shumë se 30 orë. Kjo është trajektorja e këtij postimi të 35-vjeçarit, të fotos së tij duke ngritur trofeun e Kupës së Botës në Katar.

Brenda disa orësh, mesazhi i shpërndarë nga Messi bëri xhiron e botës, duke vazhduar të mbledhë mbështetje dhe “like” pa fund.

Nga 42 milionë (shifër në të cilën qëndroi mesazhi i CR7), postimi i kapitenit argjentinas mori 8 milionë pëlqime të tjera, duke kaluar mbi 50 milionë të tilla dhe bërë më i shpejti ndonjëherë për ta arritur këtë shifër.

Së fundi, postimi i Messit e kaloi edhe imazhin e vezës, me mbi 56 milionë pëlqime. Sot, publikimi në rrjetin social të njohur, me më shumë zemra në mënyrë absolute, e ka kaluar pragun rekord të 56 milionë “like”. Messi në çatinë e botës, kampion absolut i futbollit, sportit dhe rrjeteve sociale. Mbreti  i Instagramit është ai.Lionel Messi's World Cup winning post becomes most liked post in Instagram  history

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV