Kukësi gjen rrugën e fitores duke mposhtur Laçin, veriorët i largohen vendit të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi rikthehet te fitorja duke mundur Laçin në shtëpi pas plot 6 javësh. Verilidorët mposhtën kurbinasit me golin e kapitenit Gjelbrim Taipi në pjesën e parë për të marrë fitoren e katërt sezonale në kampionat. Pas dy fitoresh radhazi, ndalet Laçi i Gentian Mezanit, që bëri gjithçka për të mos dalë pa pikë, por i mungoi dhe fati në pjesën e  dytë, teksa goditi shtyllën.

Në minutat e para Laçi ishte më kërkues, teksa e gjeti golin me Shkurtajn, por sistemi VAR u ndërpreu festën bardhezinjve. Më pas Kukësi nisi të ngacmonte më tepër, teksa fillimisht rrezikoi me Barbosën, ndërsa në minutën e 33-të zhbllokoi rezultatin me Gjelbrim Taipit. Kapiteni ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke mposhtur Dajsinanin.

Në pjesën e dytë, Shkurtaj ishte i pafat, pasi në të 60-ën goditja e tij u ndal nga shtylla. Vetëm dy minuta më vonë ishte Spahiu që u ndal nga Halimi. Në minutat në vijim Kukësi e menaxhoi avantazhin, duke marrë 3 pikët që e largojnë së paku për momentin nga vendi i fundit dhe me 15 pikë e sheh veten në vendin e  tetë, por i duhet të presë ndeshjet e mbetura për të mësuar se ku do ta mbyllë klasifikimin për vitin 2022.

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV