Begaj vizitë në Finiq: Vend me potencial të jashtëzakonshëm turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.

Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z.Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri.

“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Begaj në fjalën e tij.

Gjatë qëndrimit në Finiq, Presidenti Begaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të zonës.

Të fundit

Argita Malltezi merr drejtimin e PD? Deputeti: “Çfarë ka? Bravo i qoftë!”

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, pas humbjes në...

KQZ numëron fletët e votimit në 229 kuti në të gjithë Shqipërinë, çfarë u vu re?

Në magazinën qendrore të KQZ-së në Vaqarr u hapën këtë të enjte 229 kuti votimi nga 11 qarqe të vendit. Të parat u hapën kutitë...

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Në seancën e sotme plenare akti normativ u miratua me 71 vota...

‘Bukë, zemër dhe pak kripë’, Tirana mikpret festivalin ndërkombëtar të arkitekturës

Festivali 'Bukë dhe zemër dhe pak kripë' do të startojë mëngjesin e së premtes 6 qershor në Tiranë. Arkitektë të suksesshëm nga e gjithë...

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Për herë të 27 deputetët iu drejtuan Kuvendit të kosovës me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo kësaj radhe disa qytetarë ishin mbledhur në hyrje...

Lajme të tjera

Web TV