Foshnja e vdekur u fut në lavatriçe/ Reagon Spitali i Pejës: Lindi i vdekur, punonjëset..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një deklaratë pas raportimeve për rastin e rëndë që ndodhi në këtë spital, ku një foshnje e cila lindi pa shenja jete, u fut në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

Në deklaratën e tyre bëhet e ditur se janë pezulluar 7 punonjës të këtij spitali dhe se janë duke u zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit. Më tej është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e datës 13.12.2022.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”, thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:
Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njërën anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.

Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetusit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetusit të vdekur tek familjarët.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

Lexo edhe :  "Gjyqtarët e kanë rreptësisht të ndaluar..."/ Ç’parashikonte Kushtetuta në 1925-ën

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoratit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV