Braçe në Kuvend: Padrejtësi për bujqit dhe fermerët, ndaj të rinjtë ikin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur për të dytën ditë radhazi seanca e plenare në Kuvendin e Shqipërisë, me rendin e ditës ku përfshihen një sërë projektvendimesh dhe projektligjesh.

Në seancën e sotme do të diskutohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij viti, si dhe ndryshimet për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë.

Në lidhje me ndryshimet në buxhet, deputeti i Partisë Socialiste në Bashkinë Divjakë, Erion Braçe u shpreh se deri në muajin nëntor ekonomia në Shqipëri ka dalë me 9.5 miliardë lekë suficit.

Braçe foli për shpërndarjen e parave të buxhetit. Ai u ndal te fermerët dhe bujqit, duke thënë se ata kanë nevojë për më shumë mbështetje nga shteti.

“Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliardë lekë. Do i çojmë shpenzimet totale në 665 miliardë lekë në vit. Me 9,5 miliardë lekë suficit kemi ardhur në nëntor. Jam i bindur se këto para nuk do të përdoren dot. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së financave, Interesat po rriten shumë shpejt. Dyshoj shume se mund të dalim edhe nga shinat. Dua të flas për shpërndarjen e parave. Është politikë e poshtër të krijosh alibi. Kur flitet për mirëqenien e bujqve është për të vënë duart në kokë. Këta njerëz që prodhojnë ushqim për gjithë këtë vend duhet të mbështeten me çdo kusht”, tha Erjon Braçe.

Të fundit

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

Lajme të tjera

Web TV