Vrasja e Edmond Papës, drejtori i Policisë jep detaje nga hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur për vrasjen e Edmond Papës, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë më datë 16 dhjetor.

Vocaj ka thënë se për ngjarjen kriminale dhe kapjen e autorit po punon një grup i posaçëm, ndërsa thekson se nuk mund të komunikojmë informacione konkrete për median për momentin.

“Po punojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi rezultate pozitive në lidhje me provat dhe hetimet që po kryejmë”, tha drejtori i Policisë Tiranë.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Edmond Papa sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar dhe ende i paidentifikuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup.

Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci i Fierit, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë.

Mesditën e së premtes ai kishte ardhur në Tiranë tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se 49 vjeçari iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit që kishte në tavolinë.

Atentatori i veshur me të zeza mundi të largohej menjëherë prej andej në këmbë përmes disa rrugicave në zonë. Dyshohet se më pas ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar me ndonjë mjet.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie. Edmond Pjetri, shef i komisariatit nr 2 sqaroi se si ndodhi krimi.

Krahas postoblloqeve të ngritura në hyrje-dalje të Tiranës, jashtë lokalit, policia kreu kontroll edhe në mjetin G Class me targa AB 001 GG të viktimës.

Lexo edhe :  Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Vrasja e Edmond Papës po hetohet në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë.

Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Edmond Papa është dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. Po për të njëjtën vepër penale, dyshohet edhe nga autoritetet në Angli.

Të fundit

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV