Video/ Tornado godet SHBA, 25 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

25 persona kanë humbur jetën, dhjetra të tjerë janë plagosur dhe rreth 50 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e tornados që goditi rajonin qendror të Tennessee dhe Nashville të hënën.

Sipas autoriteteve lokale, siç raportohet nga NBC News, personat që kanë humbur jetë ishin banorë në këto katër qarqe: Nashville, Putnam, Benton dhe Wilson. Numri i vdekjeve mund të rritet në orët në vijim, siç konfirmohet edhe nga Guvernatori Bill Lee, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Ne kemi humbur jetë njerëzish në të gjithë shtetin,” shpjegoi ai, duke bërë të ditur se përveç vdekjeve të konfirmuara, “ka njerëz të zhdukur“. Sipas një vlerësimi fillestar bëhet fjalë për rreth 45 banesa të shembura.

“Dua të dërgoj ngushëllimet e mia për njerëzit e Tennessee pas tornados së tmerrshme që e goditi”, tha Presidenti Donald Trump, duke njoftuar se ai do të vizitojë shtetin më vonë gjatë javës./Fjala.al

Të fundit

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare...

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht...

Lajme të tjera

Web TV