E refuzoi plot 5 herë/ Historia e pabesueshme e martesës se Joe dhe Jill Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden, hezitoi shumë para se të pranonte propozimin për martesë të presidentit amerikan, i cili e kishte pyetur plot 5 herë. E megjithatë Joe Biden, nga ana e tij, dëshmoi se këmbëngulja fiton.

Në një intervistë të dhënë nga çifti presidencial amerikan për aktoren e njohur Drew Barrymore, siç raporton CNN, Presidenti nuk ngurroi të pranonte se gruaja e tij e dytë, Jill, e mundoi mjaft, derisa ajo i tha atij “po”-në e shumëpritur.

Ai gjithashtu pranoi se sa e vështirë ishte të fillonte sërish lidhjen pas aksidentit me makinë që vrau gruan e tij të parë dhe foshnjën e tyre, Naomi, në vitin 1972.

Siç i tha Drew Barrymore-it, disa miq e i rregulluan një herë në një takim me Jill, me të cilën ai tha se kishte një “dashuri me shikim të parë”. Sapo e pa, pohoi ai, e dinte se ajo ishte gruaja me të cilën donte të martohej.

Ai gjithashtu tregoi se këtë ndjenjë e ka ndjerë vetëm dy herë në jetën e tij. Përveç kësaj, ai tha se iu desh shumë kohë dhe përpjekje për të bindur Jill-in të pranonte propozimin e pestë të martesës.

Në fakt, siç tha ai, i detyrohet një “faleminderit” të madh djemve të tij që bënë gjithçka për ta bindur të martohej me të. Jill, siç tha ajo, kishte dyshime për martesën sepse, “ajo duhej të sigurohej që ajo të zgjaste”.

“Ata kishin humbur nënën dhe motrën e tyre dhe doja të dija se si do të funksiononte sepse kishin humbur shumë”, tha ai.

Jill ka treguar në fakt se çdo vit me ardhjen e vitit të ri, përveç dhuratës që i bën i shoqi, i shkruan edhe një poezi.

Lexo edhe :  800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

 

Të fundit

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në...

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të...

Lajme të tjera

Web TV