“Kur t’ju shkojë thika në palcë…”/ Revoltohet Florian Binaj: Më kërkuan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i humorit Florian Binaj, është ndalur sërish te protestat e mbajtura muaj më parë nga qytetarët në lidhje me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe shportës ushqimore.

Ai ka treguar se ka pasur ndërhyrje dhe i kanë kërkuar që të tërhiqet, mirëpo ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Sipas Florit dita kur të gjithë shqiptarët do të dalin në protestë do të jetë kur në tavolinat e tyre mos kenë më as bukë që të hanë.

“Deri në pikën që do iu arrijë thika deri në palcë njerëzve, kur të mos kenë më bukë te pjata në shtëpi, atëherë do dalin të protestojnë. Fakti që në vitet 1990 dolën edhe protestuan të gjithë ishte fakti se nuk kishte asnjë gjë më. Ndërsa sot, njerëzit mendojnë a kemi bukë për të ngrënë, po, rri në shtëpi mos u përzje le të dalin ata atje ose emigro.

Ka humbur sensi i të rrezikuarit që mund të të kërcënojnë njeriun e afërt apo të të heqin nga puna.

Edhe unë pata sinjale dhe e vërtetoj menjëherë protesta. Ajo që më kërkuan ishte që të tërhiqesha, por unë nuk u tërhoqa. U tërhoqën ata. Ka shumë gjëra që u vihet kapaku, nuk zgjidhen gjërat e shkojnë pastaj akoma më thellë”, tha Binaj.

Të fundit

Dy deputetët e PS, Nasip Naço e Laert Duraj tërhiqen nga gara për 11 majin

Report TV mëson se deputeti i PS, Nasip Naço, nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk...

Malësi e Madhe, turisti malazez humb jetën gjatë transportimit për në spital

Një turist malazez, shtetasi M. N., ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital me autoambulancë, pas një ndihme mjekësore që kërkoi për shkak...

Gazetari: Tabaku ka dalë e përlotur nga selia e PD, Dash Sula u gënjye nga Berisha

Gazetari Poli Hoxha tha se do ketë të tjera surpriza në vijim me emra të njohur deputetësh që lanë Lulzim Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës...

Dash Sula jashtë listave/ Berisha: Kaq mundësi kishim!

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi lënien e Dash Sulës jashtë...

“Me ty në çdo hap dhe sfidë”, Monika Kryemadhi surprizon me mbështetjen për Ilir Metën

Monika Kryemadhi, ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta i...

Lajme të tjera

Web TV