Çfarë po ndodh? Çmimet globale të naftës pësojnë ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet globale të naftës arritën sot nivelin e tyre më të lartë në tre javë, pasi importuesi më i madh në botë i naftës bruto, Kina, njoftoi heqjen e disa kufizimeve të koronës, duke ushqyer shpresat për një rikuperim të kërkesës për karburant.

Çmimi i naftës së papërpunuar ndërkombëtare Brent u rrit me 0.70 për qind në 84.51 dollarë për fuçi në tregtim deri në orën 14:00 GMT, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane WTI u hodh me 0.78 për qind në 80.18 dollarë për fuçi.

Këto janë nivelet më të larta të çmimeve për të dy llojet e naftës që nga 5 dhjetori. Rritja e çmimeve vjen pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës njoftoi të hënën se do të heqë karantinën për udhëtarët që vijnë, duke filluar nga 8 janari. Kjo masë kufizuese ka qenë në fuqi që nga fillimi i pandemisë në Kinë.

“Kjo është sigurisht diçka për të cilën tregtarët dhe investitorët kanë shpresuar,” tha Naem Aslam, analisti kryesor i tregut në Avatrade, sipas Reuters.

Ekspertët thonë se janë të shqetësuar se një reduktim i mundshëm i prodhimit rus dhe ndërprerja e furnizimeve në Shtetet e Bashkuara për shkak të motit dimëror do të nxisë rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës.

Moska mund të ulë prodhimin me 500.000-700.000 fuçi në ditë në fillim të vitit 2023 në përgjigje të kufizimeve të çmimeve perëndimore të “arit të zi”, tha të premten zëvendëskryeministri rus Alexander Novak.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë dhe ulja e vlerësuar e pompimit do të arrinte afërsisht 5-6 për qind të prodhimit ditor të vendit. Kjo mund të shtrëngojë gjithashtu situatën e ofertës në tregun global të energjisë, pasi pritet rikuperimi i kërkesës në Kinë.

Të fundit

VIDEO /Po notonte me kajak, balena gëlltit të riun dhe e pështyn të gjallë më vonë

Një incident i rrallë ndodhi të shtunën e kaluar në Patagonia të Kilit, kur një balenë gëlltiti një kajaker...

Festa e demokratëve pas arrestimit të Veliajt/ Pse PS-ja nuk bëri “dasmë” për Berishën!

Deputeti socialist, Petro Koçi shprehet se PS nuk është e lëkundur për reformën që sipas tij e bëri vetë mazhoranca, atë në Drejtësi.  Koçi...

Rehabilitimi i rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa/ Balluku inspekton ecurinë e punimeve

TIRANË– Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar ecurinë e punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa. Ajo u shpreh se...

Zgjedhjet/ KQZ finalizon fletën e votimit për shqiptarët jashtë vendit, çfarë ndryshon?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rregullator miratoi karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës...

SPAK kërkoi informacion për gjendjen gjyqësore të Veliajt, reagon Drejtoria e Burgjeve

NJOFTIM PËR SHTYP Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së...

Lajme të tjera

Web TV