“Rikthimi i Elsës, skenar”/ Gazetari shpërthen ndaj Festivalit: E la çmimin korridoreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali i Këngës në “RTSH” këtë vit solli polemika të shumta.

Duke nisur që nga mënyrë e përzgjedhjes së fituesit, dhe përfaqësuesi që do shkojë në Eurovizion, pati reagime të shumta nga artistë, gazetarë, si dhe nga publiku. Një pjesë e publikut dhe profesinistëve nuk “dakordësuan” (me faktin e kryer), se përfaqësuese në Eurovizion nuk do të jetë Elsa Lila, por Albina Kelmendi.

E ndaj kësaj të fundit prej ditësh ka vërshuar një lumë komentesh dhe një sërë akuzash, për blerje të votave të publikut, duke aluduar se bashkëshporti i saj ka blerë karta rimbushëse, që Albina të fitonte.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Flavio Qarri, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka marrë në mbrojtje Albina Kelmendin, por pati edhe disa kritika lidhur me rikthimin e Elsa Lilës.

Sipas tij, Albina është fituesja e padiskutueshme e festivalit, dhe se kënga e saj e meriton plotësisht që të përfaqësoi Shqipërinë. Më tej ai shprehet se rikthimi i Elsa Lilës dhe fitorja e saj ishin skenar i sforcuar dhe se për më tepër mungoi edhe sinqeriteti e transparenca nga ana e artistes, për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen që bëri bujë pak muaj më parë për arrestimin e saj.

Reagimi i plotë:

Albina i mundi të gjithë zhurmat e këtij festivali që mesa duket nuk ka ndërmend të zbehet. Provë e suksesit të tij edhe për ata si unë që lupën në xhep e kanë për difekte. Një festival pa mish e sex. Me hapësira, me eksperimente edhe të guximshme por jo si qellim në vetvete e as ekstravaganca të tilla një bast personal i fituar i Arbanës që kishte gjurmën e vet kudo. Por në Shqipëri asgjë nuk mund te shkojë fjollë. As rikthimi i sforcuar i Elsës, as paaftësia e shqiptarëve për të kuptuar se ç’dreqin thoshte përveç “evita ti, evita ti’ ose kështu mendoj se thoshte të pakten. Dy momente sinqeriteti na mungojnë, dy çaste transparence.

Një komunikim i Elsës me publikun per çështjen që angazhoi gjithë opinionin 9 muaj me parë e kostot e festivalit nga ana e RTSH, por meqë jemi të sinqeriteti e transparenca le t’i shkojmë pak më tej.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Rikthimi triumfant i Elsës ishte një skenar shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Nga ana tjetër elita sociale e Tiranës po masakron fituesen e çmimit të vetëm që i jepte vlerë festivalit vitet e fundit. Bileta për Eurovizion, Albina po masakrohet nga gazetarët që na thonin se përfshirja me grupe kriminale është lapsus e rrëshkitje këmbe, po thonë që burri Albines ka blere karta. Zot fali se nuk kanë as kreativitet. Nëse janë shqiptarët e shqiptarisë kaq fshatarë, si ka mundësi që edhe juria profesionale e përkoi që ua shpalli juve Elsën çmim të parë, e vlerësoi Albinën pamohueshëm minimalisht vend të dytë?! A kishte një skenar të gatshëm që nuk u realizua dhe e acaroi Elsën tuaj të dashur aq sa e la çmimin e saj korridoreve të pallatit të kongreseve?!

Cila pjesë e identitetit tonë kombëtar ju duket banale? Ritmet e tabanit tonë apo bindja se familja mbetet një institucion ende i shenjtë. Tani që e mendoj dhe i numëroj. Shumë nga ata/o që po masakrojnë Albinën me artikuj të shëmtuar janë me probleme të mëdha në beqaritë e tyre. Po lejoni motive personale t’ju errin gjykimin. Miqte e mi, festivali mbaroi. Ne eurovizionin nuk do e fitojmë kurrë se helbete komb i vogël e megjithate mund dhe duhet ta përdorim atë vitrinë si momentin e ekspozimit e promovimit të veçorive e vlerave tona. Nuk do i tregojmë botës se sa mirë dimë ti kopjojmë e të përshtasim muzikën e tyre. Duhet t’i tregojmë botës se çfare na karakterizon.

Çfarë na bën të ngrihemi në këmbë pas dy gotave. Çfarë kemi të përbashkët të gjithë si shqiptarë pavarësisht se ku jetojmë a ku kemi lindur. E nëse medoemos duhej të eksperimentonim “atomike e 2farm” ishte e vetmja që ishte globale si shije. E në këtë përplasje bindjesh. Albina Kelmendi triumfoi përkundër kujtdo e gjithçkaje e bashke me të arsyeja e shëndoshë.

Të fundit

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen,...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Lajme të tjera

Web TV