Me këmishë të bardhë e i rrethuar me policë, Reçi shfaqet në SPAK, Imeri shpërthen në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Luftar Reçi, një nga bashkëpuntorët më të rëndësishëm të SPAK, në çështjen e vrasjes së tre personave në Tiranë dhe Durrës, është shfaqur sot për herë të parë, para tre gjyqtarëve të posaçëm dhe 6 të pandehurve “VIP”.
Me një këmishë të bardhë dhe aspak i emocionuar nga ish-shokët e tij që ndodheshin në kafazin e gjykatës, i penduari Luftar Reçi, ka qëndruar për disa minuta i rrethuar me forca të shumta policie, të cilët kishin krijuar një zinxhir sigurie.
Njeriu që prej dy vitesh po bashkëpunon me SPAK, duke sjellë zbardhjen e vrasjes së Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut, ishte planifikuar të dëgjohej në seancën e sotme mbi atë çfarë dinte, për këto tre vrasje të kryera në muajin shkurt 2005 në Tiranë dhe Durrës.
Por mungesa e avokatit Simoni, që përfaqëson interesat ligjore të Luftar Reçit, solli shtyrjen e seancës gjyqësore.
Në procesin gjyqësor, mungonte dhe prokurori i çështjes, njëherësh dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili zëvendësohej nga prokurorja tjetër, Elida Celami.
Kjo e fundit i kërkoi gjykatës shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Luftar Reçit.
Nga ana tjetër Detar Hysi, avokati i të pandehurit Lulzim Berisha dhe Indrit Rusit, i kërkoi gjyqtareve Etleva Deda, Flora Haredinaj dhe Irena Gjoka, që të largonin forcat e policisë, pasi në sallën e gjykimin askush nuk mund ti bënte keq, bashkëpuntorit të prokurorisë.
Për më tepër, avokati Hysi shtoi se gjykimi duhet të jetë transparent dhe avokatët por edhe të pandehurit të kenë të drejtën e shikimit vizual të dëshmitarit të prokurorisë. Kjo pasi sipas avokatit mbajtja fshehur në cep të sallës e dëshmitarit, ul besueshmërinë pasi nuk dihet se kush është ky person dhe cilin individ flet realisht.
Por kërkesa e avokatit Hysi, nuk është pranuar nga gjykata. Pas kësaj situate, në këmbë është ngritur i pandehuri Viktor Imeri, alias “Tori i Xhihanes”. Ky i fundit ka filluar të fyejë me fjalë të rënda bashkëpuntorin e SPAK, Luftar Reçi, por gjykata ndërpreu seancën duke vendosur ta shtyjë atë në muajin janar 2023.
Të 7 të pandehurit, Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Luftar Reçi dhe Indrit Rusi, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”,në dëm të Vajdin Lamaj, Artan Arsi dhe Klodian Saliu.

Të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Lajme të tjera

Web TV