Përplasja/ Qeveria shqiptare: Serbia nuk hyn në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare me përfaqësimin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar edhe një herë në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në twitter Xhaçka shkruan se kjo është një shfaqe e politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm. Qeveria shqiptare bën thirrje që Serbia mos përkrahë ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe që të dy liderët e vendeve të ulen dhe të bisedojnë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Sipas saj, as ushtria serbe nuk do hyjë në Kosovë dhe as ushtria e Kosovës nuk do hyjë në ndonjë konflikt të armatosur. Xhaçka shkruan Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave, duke theksuar se këto të fundit minojnë të ardhmen. Ajo i bën thirrje SHBA dhe BE se duhet të këmbëngulin për dialog ndërsa Kurti e Vuçiç duhet të bisedojnë. “Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale. Sipas ministrises as Kosova nuk do të hy në Serbi dhe as Serbia në Kosovë. “As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë”, është shprehur ministrja në një reagim zyrtar. Ajo shkruan se të dyja kombet janë të “dënuar që të gjejnë një rrugë të qëndrueshme. “Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht”, shkruan ministria Xhaçka. Ditën e mërkurë dy ish ministrat e mbrojtjes, Pandeli Majko dhe Fatmir Mediu kanë reaguar ndaj këtij sulmi duke kërkuar të reagojë qeberia shqiptare. Mediu i ka kërkuar Presidentit që të mbledh Këshillin e Sigurisë. Po ashtu kryeministri Edi Rama është atakuar nga ish kryeministri Sali Berisha se po bën miqësi me Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës.

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Lajme të tjera

Web TV