Rama: Pranë dy familjeve në Elbasan që përfitojnë pagesën e rritur të ndihmës ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale të tjera momente nga shpërndarja e dhuratave pranë familjeve në nevojë në këto ditë festash.

Rama ndau momente nga vizita e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në dy familje në Elbasan.

“Me dhurata për Vitin e Ri u gëzuan edhe 2 fëmijët e familjes Petroshi, e cila është përfituese e programit të mbështetjes ekonomike, si dhe 2 fëmijët e familjes Hida, e cila është përfituese e programit të mbështetjes ekonomike të dyfishtë, si kryefamiljare, nënë me 2 fëmijë nën 18 vjeç”, shkruan Rama.

Qeveria ka rritur me 10 % masën e përfitimit për të gjitha familjet që ndodhen në ndihmë ekonomike.

Po ashtu është dyfishuar masa e përfitimit për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, të cilat janë brenda ndihmës ekonomike dhe për personat mbi 65 vjeç, të cilët janë të vetmuar dhe nuk përfitojnë nga pensione apo pensione sociale.

Ministrat e kabinetit qeveritar kanë qenë këto ditë festash pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë dhurata për fëmijët.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV