Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.
“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20”, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.
Po sipas tyre gjashtëdhjetë persona ishin plagosur.
Pamje filmike nga vendngjarja tregonin se situata tashmë ishte nën kontroll.