U kap me 57 kg drogë, ja jeta e shfrenuar e punonjëses së AKSH (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, Erisa Fero, punonjëse e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH), u arrestua pasi në automjetin e saj policia kapi 57 kilogram kanabis.

Ajo mbante postin e shefes kompjuterike në këtë institucion.

Por Fero duket se është frekuentuese e rregullt e jetës së natës, teksa më parë ka shpërndarë video në Tik-tok, ku shijon këngën e Aurela Gaçes.

“U tërbofsh, se na tërbove”, shkruan në etiketimin e videos 28-vjeçarja

Panorama raportoi më herët se droga ka qenë në automjetin e 28-vjeçares në momentin kur u ndalua nga policia. Ndërkohë në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë Likë Basha 30 vjeç dhe një person me iniciale M.K.

Mësohet se roli i tyre ishte të monitoronin rrugën gjatë transportimit të lëndës narkotike, në mënyrë që të shmangeshin kontrollet policore.

Në lidhje me këtë operacion, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, vëllezër me njëri tjetrin.

Ndërsa vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave në KZAZ, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.

20 komisionerët, mes të cilëve edhe 28-vjeçarja Fero, akuzoheshin se kishin hequr apo shtuar votat në kuti për kandidatët e partive të ndryshme.

Të fundit

Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore,...

1969 – Zhvillohen bisedimet e fshehta të paqes për Luftën e Vietnamit

Në vitin 1969, gjatë periudhës më të tensionuar të Luftës së Vietnamit, u zhvilluan bisedime të fshehta në Paris, në përpjekje për të gjetur...

Hidhet shorti i Play Off të Champions, Shkëndija njeh rivalin e mundshëm

Këtë të hënë u hodh shorti i Champions League për fazën Play Off. Padyshim vëmendja më e madhe e shqiptarëve është tek Shkëndija, me këta...

U arrestua për 335 mln paund kokainë/ “Daily Mail” shkruan për dhëndrin e Majlinda Bregut

Media prestigjoze britanike "Daily Mail", i ka kushtuar një artikull të veçantë goditjes së një grupi shqiptar që merrej me trafikimin e kokainës nga Kolumbia...

“Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

Serenata e krijuar mes telave me gjëmba: NË PIJETORE UN JAM UL’ Jam në një mbrëmje me familjen e z. Bujar Bakallit, disident e patriot dhe...

Lajme të tjera

Web TV