Nikolla mesazh ngushëllimi për vdekjen e kreut të Organizatës së LANÇ, Odise Porodini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ndan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Odise Porodinit, kryetar i Organizatës së LANÇ. Jeta e tij thotë Nikolla, ishte një model sakrificash për vendin tonë.

“U nda nga jeta ish partizani dhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Odise Porodini. Jeta e tij ishte një model sakrificash për Shqipërinë, lirinë dhe progresin.

Si Kryetar i Organizatës së Veteranëve, kontribuoi deri në çastet e fundit të jetës për edukimin e brezave me dashurinë dhe përkushtimin për atdheun. Pushofsh në paqe, Odise”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Porodini ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 92-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Për merita lufte e pune, ai kishte 8 urdhra e medalje të ndryshme. Ai gjithashtu mbante edhe titullin e lartë “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Nderi i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të  LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut” dhe i Shoqatës së Invalidëve të Luftës”, “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, si dhe çerifikatën e mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV