Komiteti Teknik i Eksperteve: Situata e COVID për këtë vit, ka qënë nën kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Eksperteve ka reaguar në lidhje me numrin e infektime në venin tonë, një ditë para mbylljes së vitit 2022.

Sipas tyre numri i infektimeve ditore mbetet nën kontroll, ndërsa mesatarja ditore është 18 persona.

Gjithsej në vendin tonë janë 195 persona aktivë me COVID19, ndërsa të shtruar në spital janë dy pacientë të shtruar.

Deklarata e plotë:

Komiteti Teknik i Eksperteve të menaxhimit të pandemisë Covid 19 ka ndjekur me vëmendje dhe në vazhdimësi dinamikën e situatës epidemiologjike të infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjes Covid 19. Siç jeni në dijeni edhe nga raportimet tona të përditshme situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve të reja ditore javën e fundit e cila është edhe java e 51 e këtij viti, është 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Janë 2 paciente të shtruar në Spitalin Infektiv dhe asnjë në njësitë e kujdesit intensiv.

Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Një situatë e stabilizuar paraqitet edhe në rajon e në Europë. Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtimet e virusit përgjegjës.
Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur ditën e djeshme (si edhe Mbretëria e Bashkuar), për momentin nuk e shikojnë me riskt të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie, por për faktin që virusi qarkullon edhe në Europë dhe niveli i imunizimit është i mirë, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes së kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Lexo edhe :  Vaksina, shpëtim nga fruthi/ Mjekët: 8 për qind e fëmijëve nuk kanë marrë dy doza

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.
Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.

Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re.
Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza.

Sepse janë edhe me vaksinën e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re.

Të fundit

Messin e ndal shtylla! Mbi 62 mijë spektatorë, një rekord historik për të parë yllin

Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS. Skuadra e...

“Jemi si sozi”-Ngjashmëria me Chris LaCivita, reagon Vullnet Sinaj: Nuk më lidh gjë me të

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike. Sinaj ka thënë se, ndonëse...

Vota e Diasporës, PD ankohet te Celibashi: 14 raste të dyshimta për abuzim

Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën e tyre politike për zgjedhjet e...

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP. Binaj...

Një Lider Vizionar për UNESCO-n: Pse Shqipëria duhet të mbështesë Dr. Khaled El-Enany

Nga Arben Cici. Drejtor, Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të mërkurën, më 9 prill 2025, Bordi Ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV