Serie A vendos të nderojë “O’Rei”, një minutë heshtje për legjendën Pele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet e Serie A më 4 janar të vitit 2023 do të fillojnë me një minutë heshtje në nder të legjendës braziliane Pele, kështu njoftoi Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

Futbolli italian do të nderojë ish-sulmuesin brazilian duke mbajtur një minutë heshtje përpara miqësoreve të sotme që përfshijnë klubet e Serie A dhe ndeshjet në ligën më të lartë të Italisë, të planifikuara për 4 janar 2023.

Presidenti i FIGC, Gabriel e Gravina tha se futbolli “është bërë loja më e dashur dhe më e luajtur në botë” falë Pele.

“Në të, miliona njerëz e njohën veten në një histori të bukur shpengimi dhe pasioni të madh. Klasi e tij do të shkëlqejë në kujtimet tona përgjithmonë”, deklaroi Gravina.

Klubet, lojtarët dhe legjendat e Serie A kanë respektuar legjendën braziliane në rrjetet sociale, ndërsa ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Ronaldo shkroi një letër për La Gazzetta dello Sport, ku kujtoi një takim që pati me ‘O’Rey’ në vitin 2000 pas lëndimit të tij të dytë në gju.

Pele nuk kishte luajtur kurrë në Evropë, por ishte afër bashkimit me Interin në vitet e 50-ta dhe shënoi një gol në fitoren 4-1 kundër Italisë në finalen e Kupës së Botës 1970.

Të fundit

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV