VIDEO/ Real Madrid mposht Valladolid dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë në LaLiga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Real Valladolid me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të.

Mbretërit e nisën shumë mirë takimin duke krijuar disa raste para portës së Real Valladolid.

Vendasit kishin rastin e parë me Alvaro Aguado në fundin e pjesës së parë, por nuk arritën të shënonin. Pjesa tjetër e rasteve foli për madrilenët.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë, por në fund u bë interesante, kur Real Madridi fitoi penallti dhe në minutën e 83-të, Karim Benzema shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Në minutën e 89-të, erdhi edhe goli i dytë nga fituesi i ‘Topit të Artë’, që shënoi pas asistimit të bukur të Eduardo Camavingas për 2-0.

Me këtë fitore Real Madridi merr përkohësisht pozitën e parë me 38 pikë, një më shumë se Barcelona.

https://youtu.be/eRj32wlGWA4

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV