Horror në Greqi, nëna hedh foshnjën 11 muajshe në lumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Veria të Greqisë.

Një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në lumin e Aliakmonasit në Veria, në afërsi të një dige. Vdekja e vogëlushes është konstatuar nga mjekët e spitalit të Verias, ndërsa dyshimet e para tregojnë se foshnja është hedhur në digë nga nëna e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për pasojë nëna 29-vjeçare është arrestuar nga autoritete greke.

Protothema.gr raporton se kanë qenë prindërit e 29-vjeçares ata që kanë denoncuar zhdukjen e mbesës së tyre në polici, pasi 29-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi natën e ndërrimit të viteve pa foshnjën.

Pas denoncimit në polici, nisi menjëherë kërkimi për beben 11 muajshe, njëkohësisht dhe marrja në pyetje e 29-vjeçares, e cila jepte dëshmi kontradiktore. Aty policia nisi të dyshojë se e ëma mund të kishte gisht në zhdukjen e foshnjës.

Pas disa orësh në pyetje, nëna pranoi se kishte hedhur të bijën në lumin e Alikmonasit.

 

Të fundit

Forcat e NATO-s mund të përdorin së shpejti këtë kamionçinë “të kamufluar”

Ushtria Britanike mund të përfitojë së shpejti nga automjetet luftarake të GM Defense, të ndërtuara mbi platformën e Chevrolet...

Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, Rama: Këtu do kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit

Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi...

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë

Klima ju ndihmon të freskoheni, por nëse nuk e përdorni siç duhet, rrezikoni inflamacion të sinuseve, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen Ditëve më të...

Zbulohet shifra e bujshme, BE ofron ndihmën e radhës për Shqipërinë

Nga inovacioni, mjedisi, ndërlidhja rajonale e deri tek përfshirja sociale. 41 milionë euro do të investojë Bashkimi Evropian në 43 projekte të shpallura fituese...

Amazon pret të shkurtojë vendet e punës/ Mbështetet më shumë në Inteligjencën Artificiale

Drejtori Ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy, tha të martën se kompania pret që Inteligjenca Artificiale “do të zvogëlojë fuqinë punëtore totale të korporatës, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV