“Turpin e hanë me bukë”, shpërthen i revoltuar Ardit Çuni pasi Sara Hoxha fitoi DWTS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardit Çuni ka reaguar me një postim në Instastory pas finales së Dancing with the stars, ku fituese u shpall Sara Hoxha. Këngëtari falenderon publikun dhe vetëm dy anëtarë të jurisë, Dalina Buzin dhe Armand Pezën, duke nënkuptuar se është i zhgënjyer nga Kledi Kadiu dhe Valbona Selimllari.

“Më vjen të shkruaj shumë gjëra, pastaj them pse t’u jap material portaleve. Zgjodha pikërisht këtë moment sepse m’u bë zemra mal që realizova një nga ato performanca që i kisha ëndërruar dhe ia dolëm me shumë sukses.

Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka.

Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahë e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.”

Të fundit

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Lajme të tjera

Web TV