Foto në funeralin e legjendës Pele, Gianni Infantino kritikohet ashpër në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nuk ka munguar indinjata në rrjetet sociale, nga ana e tifozëve brazilianë por edhe të apasionuarve të tjerë të futbollit, për sjelljen e Presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino që zbarkoi në Brazil për ti bërë homazhe Pele gjatë ceremonisë funebre në stadiumin Vila Belmiro të Santosit.

Numri një i organizmit botëror të futbollit, ishte ndër të parët që mori pjesë në homazhe, edhe pse gjatë qëndrimit të tij në stadium, u vunë re dhe u kritikuan, disa sjellje që sipas shumëkujt treguan mungesë respekti për momentin. Infantino bëri selfie me disa nga personat prezentë vetëm pak metra larg arkivolit të kampionit brazilian, përveç një serie të gjatë intervistash në zonën ku ishte ekspozuar trupi i Pele.

Vizita e tij në Brazil gjithsesi ishte për Presidentin e Fifa-s edhe rasti për tju bërë një propozim 200 federatave futbollistike kombëtare ekzistuese me Infantinon që deklaroi, “Do të doja që çdo vend t’i vërë një stadiumi emrin e Pele në kujtim të tij. Besoj se do të ishte një homazh i madh dhe i denjë për njeriun që ishte në gjendje të transformonte sportin tonë në një pasion të madh në nivel planetar. Në këtë mënyrë edhe brezat e ardhshëm do të dinë se çfarë ka përfaqësuar Pele për futbollin”. – deklaroi Infantino. Gjithsesi edhe ky propozim kaloi në plan të dytë, i eklipsuar nga kritikat për fotot e bëra shumë pranë arkivolit të O’Rey.

Të fundit

Rozana Radi rrëfim befasues: Historia e dashurisë që nisi pa bekimin e familjes

Në emisionin “E Diell”, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi tregoi historinë e veçantë të dashurisë së prindërve të saj. Ajo...

“Më dërgoi plumb”/ Myslim Murrizi tregon si u kërcënua: E gjeta vetë kush ishte

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte...

Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s’jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

Sali Berisha deklaroi në emisionin "Log" se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë ashtu si ato të vitit 2021. Sali Berisha deklaroi se i ka...

Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Kontrolle dhe urdhër-arreste

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni po zhvillohet...

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose një interes personal në kulturën...

Lajme të tjera

Web TV