Acari Polare drejt Europës, ja kur priten ditët e acarta të dimrit në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2022 ka regjistruar një prej dimrave më të butë në historinë e vendit. Rreshjet e dëborës kanë qenë të pakta, dhe po ashtu temperaturat e larta duke thyer disa herë rekordin e temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Megjithatë tashmë kemi hyrë në ditët e para të Janarit dhe viti i ri mund të sjellë dimrin e ashpër dhe të munguar deri tani. Kjo sipas meteorologëve do të ndodhë për shkak të një fenomeni të pazakontë që po ndodh në Polin e Veriut.

“Stratëarming”, apo ngrohja e anormale që po ndodh në stratosferën e Polit të Veriut, pikërisht në rrethin arktik ka sjellë temperatura deri në 50 dhe 60 °C brenda pak ditësh. Kjo zonë midis Siberisë dhe Alaskës do të mbahet nën vëzhgim nga meteorologët dhe shkencëtarët gjatë ditëve të ardhshme.

Pasi aktivizohet, kjo ngrohje gradualisht tenton të zgjerohet drejt troposferës së sipërme, duke shkaktuar kështu dislokimin e vorbullës polare. Në këtë rast vrobulla polare parashikohet të ndahet më dysh, duke udhëtuar drejt gjerësive gjeografike të mesme, dhe duke shkaktuar dallgë të ftohta deri në zemër të Europës.

Kjo pritet të ndodhë në ditët e para të mesit të Janarit, dhe do të prekë mesin e Europës dhe të gjithë rajonin e Mesdheut.

Temperatura të ftohta me ngrica dhe reshje të shumta dëbore në këtë periudhë nuk janë të pazakonta për Europën. Vala e acarit dhe ngricave e kanë pushtuar më herët kontinentin e vjetër në 1929, 1956, 1991, 2012 dhe 2018, raporton “Il Meteo“.

Projeksioni thotë se i ftohti i acartë do të mbërrijë në mes të Janarit apo ditët e para të Shkurtit, megjithatë duke patur parasysh distancën e largët që vorbulla polare do të duhet të përshkuajë, mbetet vetëm një parashikim.

Të fundit

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani....

Lajme të tjera

Web TV