(VIDEO)/ Arrestohet djali i “El Chapo”-s, rrugët “pushtohen” me shpejtësi nga bandat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të djalit të bosit të drogës “El Chapo, Ovidio Guzmán-López, ka shpërthyer dhuna në zonat veri-perëndimore të Meksikës.

Mediat vendase kanë raportuar se Ovido Guzmán-López është anëtar i rangut të lartë të kartelit “Sinaloa”, e cila është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në mbarë botën.

Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina.

Lajmin e ka konfirmuar dhe kryebashkiaku Juan de Dios Gamez, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkuar: “U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpitë për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”

“U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpitë për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”- njoftoi ai në Twitter.

Po ashtu, është bërë më dije se dhe aeroporti lokal është mbyllur përkohësisht dhe madje mësimdhënia në disa shkolla të zonës është pezulluar në Culiacán. Autoritet meksikane e kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur sulme të përgjakshme në vend.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë operacionin që është kryer për kapjen e Ovidio Guzmán-López.

Në dhjetor, SHBA njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Ovidio dhe tre vëllezërve të tij, të cilët mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup.

Ndërkohë babai i tyre po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.

Të fundit

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët...

A është Gonxhe pasuesi i Veliajt për Bashkinë e Tiranës: “Duam ta nxjerrim të pastër”

Blendi Gonxhja shpalosi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Danglli, në A2 CNN, objektivat e tij personale dhe ato të PS,...

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së saj, nga Golden Globes te...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Lajme të tjera

Web TV