Mjaftoi një urdhër i Mehmet Shehut, si u ekzekutuan në rresht 22 djem dhe burra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për këtë krim ende flitet, pasi humbja ishte e madhe, thuajse në çdo shtëpi që kishte fshati Peshk i krahinës së Martaneshit u vra një mashkull. Zona e Çermenikës dhe Martaneshit njihej si mbështetëse e luftës Nacional Çlirimtare, por Mehmet Shehu dhe toga e partizaneve derdhi batare armësh duke marrë jetën e 22 burrave dhe djemve. Krimi u shënua më 5 mars 1944, kohë kur Mehmet Shehu dhe Brigada I e drejtuar prej tij po udhëtonte drejt Dibrës. Në rrethana ende të paqarta, një partizan i cili ishte pjesë e prapavijës së Brigadës vritet në fshatin Peshk. Fjalët dolën se mund të kishte qenë ndonjë reagim nga fisi Biçaku, që njihej si antikomunist, por nuk u vërtetua kurrë. Ndërsa Brigada ishte në marshim, Shehu urdhëron të ndalin dhe në shenjë hakmarrje të pushkatoheshin 25 burra dhe të rinj. Kaq mjaftoi që dhjetëra partizanë të shkonin shtëpi më shtëpi që u dilte përpara dhe të rrëmbenin burra e djem. Të gjithë shprehnin habi, por urdhri ishte i prerë për këtë masakër. Pjesë e Brigadës ishte edhe një banor i këtyre zonave, pikërisht Hysni Peshku, që kundërshtoi këtë urdhër, duke deklaruar se ata që u vunë pas murit për pushkatim janë baballarë e vëllezër të partizanëve dhe se nuk kanë asnjë lidhje me pjesën reaksionare. Pikërisht pse kundërshtoi, Shehu dha urdhër që edhe Hysni Peshku të rreshtohej pas të tjerëve dhe të pushkatoheshin në vend. Qindra plumba u derdhën mbi ta, duke u vrarë 22 burra. Numri që kishte kërkuar Mehmet Shehu për t’u pushkatuar kishte qenë 25 vetë, por një partizan ishte shprehur se tre të rinj i kishin vrarë rrugës, pasi kundërshtuan. Më poshtë, lista me 22 burra dhe djem që u vranë brenda një ditë me urdhër të Mehmet Shehut./Kujto.al

  1. Abaz Gurra
  2. Destan Sollaku
  3. Ali Gjoka
  4. Musa Balla
  5. Qerim Gjoka
  6. Liman Hasballa
  7. Sul Balla
  8. Sul Peshku
  9. Hasan Çela
  10. Muharrem Çela
  11. Fejzulla Grica
  12. Kamber Peshku
  13. Islam Çela
  14. Ibrahim Çela
  15. Qazim Koçi
  16. Hysen Peshku
  17. Isa Çela
  18. Hasan Sallaku
  19. Avdyl Grica
  20. Riza Grica
  21. Shaban Grica
  22. Rexhep Grica

Të fundit

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i...

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump. Biskotat...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Lajme të tjera

Web TV