Ali Ahmeti ja merr këngës nga zyra, “Grupi i zjarrit”: Mos digj jorganin për një plesht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale i është përgjigjur “Grupit të Zjarrit”. Ahmeti shihet me një duhan në dorë shumë i relaksuar duke kënduar këngën “T’hupi roja (rrënja), të hupi fara, tuk o qe i dole Keqës përpara”.

Mexhiti më herët, gjatë një takimi me qytetarët në Studeniçan, porositi Ali Ahmetin në emër të “Grupit të Zjarrit” që “të mos djegë të gjithë jorganin për një plesht”, një metaforë e përdorur për kërkesën e tij për zëvendësimin e ministrave aktual të BDI, për shkak të dështimeve dhe sepse i plotësojnë kushtet për t’u larguar. Mexhiti theksoi mbështetje për Ali Ahmetin, por shprehu dhe zhgënjimin që nuk adresohen shqetësimet e një grupi jo të vogël njerëzish, shumica anëtarë të kryesisë së partisë shqiptare.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku shihet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke kënduar, ka reaguar nënkryetari i partisë Izet Mexhiti.

“Të inçizosh Ali Ahmetin duke kënduar dhe pastaj ta publikosh të njejtin inçizim, për të defokusuar opinionin prej problemit të vërtetë, është keqpërdorim i paturpshem i figurës së tij… Të inçizosh Ali Ahmetin dhe të ruash këto video për t’i shfrytezuar kur të konvenon ty është jokorrekte dhe duket se nuk është hera e parë që po ndodh. BDI patjetër duhet të çlirohet nga uzurpatorët, mercenarët dhe të paaftit!”, ka shkruar Mexhiti.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV