I grabitën 120 mijë euro, Spartak Ngjela për Alda Klosin: S’ka kryer vepër penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ngjarjen e bujshme, ku pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier u arrestuan për grabitjen e rreth 530 mijë euro.

Ishte ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi grabitjen e 120 mijë eurove. Mirëpo njëherësh kanë nisur edhe hetimet për vetë Klosin se ku i kishte marrë ato para.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Ngjela, i cili është shprehur se Klosi është e justifikuar, pasi ajo nuk ka kryer vepër penale duke mos deklaruar paratë. Ngjela tha se Klosi mund të thotë që paratë, 120 mijë euro i ka gjetur në rrugë dhe se nuk është vepër penale.

“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem.

Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i thashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo”, deklaroi Ngjela.

Të fundit

Dueli Gjeli-Manja, a është nisja e një përplasjeje me ‘Republikën e Prokurorëve’?

Nga Ylli Pata Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të...

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Gjashtë muaj pas debutimit të saj në Evropë, limuzina e re 6e i Mazdës po mbërrin në sallone. Në Evropë, Mazda 6e shitet ekskluzivisht si...

Politika në zi! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

Inxhinieri dhe kryetari i Partisë Demokratike në shumë komisione, Nikollaq Zisi është ndarë nga jeta këtë të premte. Lajmin e trishtë e ka dhënë...

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është rreth një milion gigabitë çdo...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

Lajme të tjera

Web TV