Një jete në skenë, aktori i madh Robert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, i vlerësuar si “Artisti i Popullit”, R obert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes. Ndonëse vitet kanë kaluar, ai është një nga figurat më të dashura të skenës në vendin tonë. Filmat  e tij shihen nga çdo moshë. Madje, shumë batuta janë fiksuar nga shqiptarët.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë në 10 janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nisi studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti Bamir Topi, i akordoi Robert Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë pas pensionit. Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Disa nga filmat ku ka luajtur: Kronikë provinciale (2009); Parullat – (2001) ; Përrallë nga e kaluara – (1987); Dhe vjen një ditë – (1986) ; Gurët e shtëpisë sime – (1985); Tre njerëz me guna – (1985); Shi në plazh – (1984); Shirat e vjeshtës – (1984);Nxënësit e klasës sime – (1984); Kohë e largët – (1983); Besa e kuqe – (1982); Nëntori i dytë – (1982); Vëllezër dhe shokë – (1982); Një shoqe nga fshati – (1980); Ditët që sollën pranverën – (1979); Mësonjëtorja – (1979); Në shtëpinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978); Shembja e idhujve – (1977); Emblema e dikurshme – (1976); Duke kërkuar 5-orëshin – (1974); Rrugë të bardha – (1974); Shtigje të luftës – (1974); Kryengritje në pallat – (1972; Odiseja e tifozave – (1972); Kapedani – (1972),’ I teti në bronz – (1970); Horizonte të hapura – (1968); Oshëtimë në bregdet – (1966)./abcnews.al

Të fundit

Tërmet i fortë në Kinë, humbin jetën dhjetëra persona, shkatërrohen 1 mijë shtëpi

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti të madh që goditi...

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK. Pyetja e parë logjike është...

Stuhia e dëborës në SHBA, të paktën 4 viktima

Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para. Situata paraqitet tepër e rënduar në...

Rritje e lehtë e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 7 Janar 2025

Sot, më 7 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet 95 lekë. Euro sot blihet me 97.6 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV