Lëvizte i armatosur në Tiranë, pranga 41-vjeçarit (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 41 vjeçar pasi lëvizte lirshëm me armë pa leje në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Mujao Lamaj, i cili u arrestua nën akuzën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga operacioni i kryer policia i sekuestroi armën e zjarrit.

Njoftim policie

Nr. 6., operacioni policor i koduar “Start 2023”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë, Policia kap dhe vë në pranga 41-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start 2023”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë...

Lajme të tjera

Web TV