A do tërhiqet Rama? Analistët që po i japin të drejtë Metës duket se po “shfryjnë” tensionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Tani që Ilir Meta e rrëzoi, Parlamenti do të gabonte nëse do ta votonte sërish. Dhe jo pse të tremb betimi i Ilir Metës se, në një rast të tillë, më 15 mars do të marshonte mbi Parlamentin me popullin e tij për ta shpërndarë (kompetencë të cilën nuk e ka dhe kërcënim që nuk tremb askënd), por sepse edhe mazhoranca socialiste me Edi Ramën në krye duhet të dijë të pranojë gabimet e veta e t’i korrigjojë ato.”

Ky është qëndrimi që analisti dhe botuesi Carlo Bollino mbajti së fundmi për ligjin që shmang betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Presidenti i Republikës.

Ashtu si Bollino, shumë analistë të tjerë, kritikë të vazhdueshëm të akteve të Ilir Metës, po shprehen gjithnjë e më fortë kundër ndryshimeve në ligjin që është kthyer në “mollë sherri” midis mazhorancës dhe Presidentit.

“E megjithatë, për ligjin mbi procedurat e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ktheu në Kuvend me solemnitet gjatë “manifestimit” të 2 marsit, Ilir Meta ka të drejtë. Ai ligj, i cili është votuar më 12 shkurt, parashikon që, në rast se presidenti i Republikës nuk thërret gjyqtarin e emëruar për t’u betuar brenda 10 ditësh nga emërimi, betimi mund të kryhet nëpërmjet një letre. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon në Nenin 129 që “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”, kështu që nuk mjafton një ligj i votuar nga Parlamenti për ta ndryshuar këtë procedurë kushtetuese. Në rast se do të kishte Gjykatë Kushtetuese, dilema do të ishte zgjidhur dhe gati me siguri ligji do të rrëzohej si anti-kushtetues”, shprehet Carlo Bollino.

I të njëjtit mendim është edhe analisti Skënder Minxhozi, i cili i jep të drejtë Metës për kundërshtinë që po tregon ndaj ndryshimeve të miratuara në Parlament nga mazhoranca.

“Jo pa të drejtë ai (Meta) sulmon ashpër disa akte të shumicës që lidhen me Gjykatën Kushtetuese, ku dallohet që ka tendenca për shkelje dhe mosrespektim të frymës së ligjit”, shkruan Minxhozi.

Lexo edhe :  Rama nxit shqiptarët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët

Edhe analisti dhe moderatori Sokol Balla mbajti pothuajse të njëjtin qëndrim në emisionin e sotëm, ku i ftuar ishte ministri Sandër Lleshaj, duke i dhënë të drejtë Presidentit.

“(Meta) po e mbulon faullin me faull”, u shpreh Balla duke pranuar se Meta ka të drejtë kur kundërshton ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve, por duke e kritikuar për aksionet e tjera, sidomos për paralajmërimin se do të shpërndajë Parlamentin. Në fakt, në këtë pikë të fundit tre analistët bashkohen sërish.

“Natyrisht është qesharake të flasësh për grusht shteti, por Ilir Meta ka të drejtë kur e ktheu mbrapsht atë ligj. Për fat të keq të tij, ai bën aq shumë gabime të tjera, sa bën të zhduket edhe e vetmja arsye që ka”, shkruan Carlo Bollino.

“Ligji dhe Kushtetuta nuk mbrohen, duke premtuar t’i shkelësh nga e para edhe ti vetë. Përndryshe merr fund objektiviteti, logjika ligjore dhe paanësia që imponon posti i lartë. Mesa duket të gjitha këto janë lukse që Meta i ka hedhur pas shpine, teksa po vesh parzmoren e kryetarit të ri të opozitës”, shkruan Skënder Minxhozi.

Përplasja midis Presidentit dhe mazhorancës po degjeneron gjithnjë e më shumë në akte antikushtetuese dhe absurde, e në mungesë të Gjykatës Kushtetuese arbitri i vetëm ka mbetur Komisioni i Venecias, të cilës i janë drejtuar të dyja palët. Në këto kushte, ashtu siç sugjerojnë në mënyrën e tyre edhe analistët e sipërpërmendur, ky tension ndoshta mund të shfryhet vetëm nëse mazhoranca tërhiqet dhe ashtu siç veproi me paketën antishpifje, edhe këtë ligj ta fusë në sirtar. Edhe pse konflikti me presidentin Ilir Meta nuk do të zhbëhej, deri në krijimin e konfliktit të ri./Fjala.al

Të fundit

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë

Një vajzë e vogël është rrëmbyer nga një spital publik në Paraguai, por fatmirësisht autoritetet kanë arritur ta gjejnë në pak kohë. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV