Pas trazirave të fundit në “BBV”, reagojnë prindërit e Kiarës: Duhet të ishte treguar e..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet dhe situatat e ndodhura së fundmi në BBV, janë komentuar ditën e sotme në studion e “Ftesë në 5”, ku të pranishëm me anë të një lidhje skype kanë qenë prindërit e Kiara Titos.

Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në Big Brother VIP, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik.

Babai i Kiares: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

E ëma e Kiares: Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV