DETAJE/ Tritoli në shtëpinë e shefit të Krimeve, kamerat e sigurisë kapën “mat” autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku shefit të Krimeve iu vendos tritol në shtëpinë e tij.

Kamerat e sigurisë, kanë fiksuar autorin që vuri lëndën shpërthyese në banesën e Pëllumb Shpatit. Kamerat kanë fokusuar një person shkon drejt banesës në këmbë, vë lëndën plasëse dhe ikën pak metra më tutje ku e pret makina. Pritet që tu vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit apo autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga drejtues të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës po kryejnë veprimet proceduriale në banesë.

Shpërthimi i fuqishëm me tritol fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar por ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesën tre katëshe ku jeton familja e Pëllumb Shpatit, babai dhe vëllezërit. Në banesë jetojnë 17 pjesëtarë të familjes.

Të fundit

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte,...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Lajme të tjera

Web TV