Lojtari i Man. City Benjamin Mendy shpallet i pafajshëm në shtatë akuzat për përdh*nim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Chesterit ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me Benjamin Mendy. Mbrojtësi i majtë francez, i cili u transferua në vitin 2017 nga Monaco te Manchester City për 58 milionë euro, u akuzua si “grabitqar seksual”.

28-vjeçari “persekutonte gratë për të bërë seks”, duke i mbyllur viktimat e tij në dhomat e panikut në rezidencën e tij luksoze. Mendy ka dalë i pafajshëm në lidhje me shtatë akuzat për sulme seksuale, lajm i dhënë nga Manchester City.

Në një komunikatë zyrtare, kampionët e Anglisë shkruajnë: “Ju njoftojmë për vendimin e gjykatës së Chesterit që ka shpallur Mendy të pafajshëm për shtatë akuzat seksuale.

Gjykata e kishte te pamundur te merrte vendim për dy akuza (përdhunim dhe tentativë përdhunimi). Gjyqi ka përfunduar. Duke qenë se ka çështje të hapura lidhur me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të japë komente për momentin”.

Ankesat, të paraqitura nga pesë gra të ndryshme, kanë lidhje me ngjarje të ndodhura midis viteve 2018 dhe 2021. Prokurorët do të kërkojnë një gjykim të ri, i cili do të zhvillohet më 26 qershor.

Të fundit

Konfirmimi i presidentit të UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe Serbia

Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte thjesht një rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet...

Vrasja e 67-vjeçarit në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

Autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit në fshatin Vilëz ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. Blutë bëjnë me dije se në momentin...

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) TIRANË-Kolegji i Posaçëm i...

Ndihmojnë për forcimin e kujtesës, ja produktet që ju duhen çdo ditë

Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe...

Rritja e temperaturave po shkrin parkun më të madh të akullit dhe borës në botë

Parku më i madh i akullit dhe borës në botë, “Ice-Snow World” në Harbin, në verilindje të Kinës, do të mbyllet të mërkurën në...

Lajme të tjera

Web TV