“I gatshëm të lë mandatin për bashkimin e PD”, Salianji: Përçarja e opozitës i…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD Ervin Salianji ka folur në lidhje me situatën politike në vend, por edhe në lidhje me situatën për Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, Salianji tha se PD nuk është në ditët më të mira dhe kjo është e dukshme, duke shtuar se përplasja që ka aktualisht nuk i bën mirë opozitarizmit në vend.

Ndër të tjera deputeti i shpreh se nëse do të kishte një variant të caktuar për bashkimin e PD, ai do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqje nga mandate i tij.

“PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata  është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për tu bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale. E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen. Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Kjo përçarje e PD i intereson vetëm Ramës.

Nuk mundet që të kërkojmë të mbajmë karriket. Po ua them këtu unë personlaisht, nëse jepet një variant i caktuar për të bashkuar Partinë Demokartike, jo funksionin si nënkryetar grupi, por jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit për t’u bashkuar PD.

Ka një vit PD që nuk bën asnjë aktivitet politik, nuk është aktivitet mbledhja me 10 veta në kafe. Nisma për hapjen e dosje ishte një propagandë. Ja ku jemi sot se ku ishte propaganda dhe ku është realiteti. Ka ndonjë dosje të hapur deri më tani” tha Salianji në “Kjo Javë”.

Të fundit

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Lajme të tjera

Web TV